Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se i ka kërkuar ish-presidentit amerikan, Donald Trump, që të mos marrë vendime në lidhje me Ukrainën pa përfshirjen e saj direkte.
“E kam theksuar qartë që asnjë vendim për Ukrainën të mos merret pa Ukrainën. E kam shprehur këtë qëndrim para çdo diskutimi me presidentin rus Putin. Kjo është një çështje parimore për ne”, u shpreh Zelensky në një konferencë për media, duke cituar burimet e BBC-së.
Ai njoftoi gjithashtu se po shqyrtohet mundësia e organizimit të një takimi të nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe. Sipas tij, vendet e mundshme për një takim të tillë janë Turqia, Vatikani ose Zvicra.
Zelensky shtoi se një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve mund të ndodhë brenda ditëve apo javëve në vijim, por ritheksoi se Ukraina nuk do të heqë dorë nga qëndrimet e saj të palëkundura.
“Nuk do të tërheqim trupat tona nga territoret që janë pjesë e Ukrainës. Nuk do të pranojmë kërkesat e Rusisë për kontroll të plotë mbi pesë rajonet që i ka pushtuar”, deklaroi ai.