UBT News

Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj me Melonin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur sot në Romë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë. Vizita e tij nis me Papa Leonin, ndërsa pasditja do të jetë e rezervuar për një takim dypalësh me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi presidencial, Serhiy Nikiforrov, për televizionin publik ukrainas Suspilne. Sipas raportimeve të agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, Meloni pritet të riafirmojë mbështetjen e Italisë për Kievin, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit të vazhdueshëm politik dhe ushtarak.

Vizita në Romë vjen një ditë pasi Zelensky u prit në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë turit të tij diplomatik, presidenti ukrainas do të udhëtojë edhe në Londër, ku pritet të takohet me kryeministrin Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

 

Exit mobile version