UBT News

Zelensky anulon vizitën në Izrael për shkak të rrjedhjes së planeve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky anuloi një vizitë të planifikuar në Izrael sot pasi lajmet për udhëtimin e tij u publikuan në mediat izraelite gjatë fundjavës, sipas raportimeve, shkruan The Independent.

Gazeta izraelite ‘The Times of Israel’ citoi burime diplomatike të thoshin se presidenti ukrainas do të vizitonte vendin, por ende nuk ishte caktuar një datë.

“Nëse presidenti Zelensky vjen, ai do të mirëpritet krahëhapur”, u raportua të ketë thënë një zyrtar izraelit. Një diplomat ukrainas i tha më parë ‘The Times’ se Zelensky ishte “shumë i zhgënjyer” nga rrjedhja e informacionit.

Exit mobile version