Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për përfshirje në “terrorizëm energjetik” pasi sulmet ruse në rrjetin energjetik të Ukrainës lanë miliona banorë pa energji.
Rreth 4.5 milionë banorë po përballen me mungesë të energjisë elektrike në të gjithë vendin, tha Zelensky në fjalimin e tij të enjten mbrëma.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se 450 mijë apartamente vetëm në kryeqytet po përballeshin me mungesë të energjisë elektrike të premten./UBTNews/