Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi liderët evropianë që s’kanë ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të ngadalësuar avancimin rus.
“Kolonat e tankeve dhe sulmet ajrore janë shumë të ngjashme me ato që Evropa i pa shumë kohë më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore – diçka për të cilën ju thatë “kurrë më”, por ja ku jemi sërish. Tani, në vitin 2022. 75 vjet prej kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore”, deklaroi ai.
Zelensky tutje deklaroi se nuk është vonë që të ndalet “agresioni” rus nëse liderët evropianë veprojnë shpejt dhe ftojnë qytetarët e Bashkimit Evropian që të protestojnë dhe t’i detyrojnë qeveritë e tyre për më shumë veprime./UBTNews/