Presidenti ukrainas është përfshirë në një aksident automobilistik në Kiev. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i tij, i cili tha se automjeti presidencial u përplas me një automjet privat.
Aksidenti ka ndodhur pas vizitës në Izyum, ku Zelensky u zotua se do të vazhdojnë të korrin fitore dhe të rikthejnë rajonet e pushtuara nga Rusia, pas një kundërofensive nga pala ukrainase e cila ka detyruar forcat ruse të tërhiqen masivisht.
“Presidenti është vizituar nga një mjek, nuk raportohet për lëndime të rënda. Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit e shpëtuan shoferin e makinës private dhe e futën në ambulancë”, tha zyrtari./UBTNews/