Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të premten se ukrainasit duhet të jenë krenarë që kanë mbijetuar 50 ditë nën sulmin rus.
Presidenti i Ukrainës lavdëroi edhe qytetarët që luftojnë për vendin.
“50 ditët e mbrojtjes sonë janë një arritje. Arritje e miliona ukrainasve”, tha ai.
Në paraqitjen e tij të vetme për fundosjen e luftanijes ruse Moskva, Zelensky foli për “ata që thanë se luftanijet ruse mund të lundrojnë larg, edhe nëse janë në fund të detit”.
Media shtetërore ruse raportoi se anija u fundos pas një zjarri./UBTNews/