UBT News

Zelensky: 10 raketa ruse goditën “objektiva civile” në Mykolaiv

Rescuers work at a residential building hit by a Russian military strike, as Russia's attack on Ukraine continues, in Mykolaiv, Ukraine June 29, 2022 in this screen grab obtained from a handout video. State Emergency Service of Ukraine/Handout via REUTERS. REUTERS WAS NOT ABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THE AUTHENTICITY OF THE VIDEO, THE DATE IT WAS FILMED AND THE LOCATION OF THE FOOTAGE. THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 10 raketa ruse goditën “objektivat civile” në qytetin jugor të Mykolaiv të mërkurën, duke vrarë të paktën pesë persona.

“Sulmi dëshmon absolutisht për të gjithë në botë se presioni ndaj Rusisë nuk është i mjaftueshëm”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.

“Ka pasur edhe sulme në Ochakiv, Dnipro, granatimet ruse të rajonit të Kharkiv, rajonit Sumy, Donbas”.

Zelensky tha gjithashtu se situata në Lysychansk, Avdiivka dhe komunitetet në drejtimin Bakhmut “mbetet jashtëzakonisht brutale, shumë e vështirë”.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i siguruar ushtrisë sonë sisteme moderne artilerie për t’iu përgjigjur siç duhet pushtuesve”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version