UBT News

Zelenesky, deputetëve kanadezë: A mund të imagjinoni fëmijët tuaj duke dëgjuar shpërthime?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po i drejtohet parlamentit të Kanadasë në këto momente përmes videolidhjes, ku është pritur me duartrokitje të shumta.

Ai ua ka përshkruar ndjenjat e tij dhe të popullit ukrainas të cilat i kanë përjetuar gjatë 20 ditëve të fundit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Zelensky ka thënë: “Imagjinoni që kur të zgjoheni në orën 4 të mëngjesit, secili prej jush, të filloni të dëgjoni shpërthime bombash, shpërthime të forta, a mund të imagjinoni që ju dhe fëmijët tuaj, të filloni ditën duke dëgjuar shpërthime”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë që “si mund t’ua shpjegoni fëmijëve tuaj se agresioni në shkallë të gjerë sapo ka ndodhur në vendin tuaj?”

Ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e ka duatrokitur dhe vlerësuar guximin e Zelenskyt në situatën kur vendi i tij po sulmohet nga Rusia duke thënë se kjo është frymëzuese për të gjithë.

“Ju po mbroni të drejtën e ukrainasve për të zgjedhur vet të ardhmen e tyre dhe duke e bërë këtë ju po mbroni vlerat që formojnë shtyllat e të gjitha vendeve të lira demokratike – lirinë, të drejtat e njeriut, drejtësinë, të vërtetën dhe rendin ndërkombëtar”, tha ai.

Kanadaja gjatë ditës ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë kufizime për 15 zyrtarë rusë që mbështetën zgjedhjen e presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

Exit mobile version