UBT News

Zelandë e Re: Mbetjet njerëzore që u gjetën në valixhe ishin të dy fëmijëve

Mbetjet njerëzore të gjetura në dy valixhe të blera në ankand në Zelandën e Re, ishin të dy fëmijëve, thonë detektivët. Viktimat besohet se ishin të moshës mes 5 dhe 10 vjeç kur vdiqën.

Edhe sendet e gjetura bashkë me mbetjet njerëzore po studiohen në përpjekje për të identifikuar rastin.

Mbetjet u gjetën në valixhe që familja në South Auckland i bleu javën e kaluar.

Fëmijët ishin fshehur në dy valixhe të përmasave të ngjashme, thonë detektivët.

Si njësia e magazinimit ashtu edhe prona ku u çuan valixhet janë ekzaminuar tërësisht nga ekspertët mjeko-ligjorë./UBTNews/

Exit mobile version