UBT News

Zelanda e Re shteti i fundit që pezulloi fondet për UNRWA

Zelanda e Re është shteti i fundit që iu bashkua listës së vendeve që pezulluan fondet për agjencinë kryesore të OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), pasi Izraeli akuzoi stafin e saj për përfshirje në sulmet e 7 tetorit të Hamasit.

Ministria e Jashtme e Zelandës të Re njoftoi të martën se do të ndalë fondet për UNRWA.

“Zelanda e Re i merr këto akuza shumë seriozisht. Është e rëndësishme që ato të kuptohen siç duhet dhe të hetohen urgjentisht. Ne do të angazhohemi në hetime përmes misionit tonë të OKB-së në New York”, njoftoi ministria përmes një deklarate.

Çdo vit, Zelanda e Re dhuron 1 milion dollarë (të Zelandës së re) për UNRWA-n./UBTNews/

Exit mobile version