UBT News

Zelanda e Re prezanton planin për rihapje të kufijve

Zelanda e Re ka njoftuar planin për rihapjen e kufijve, teksa vendi po fillon me lehtësimin e masave më të ashpra në botë rreth pandemisë.

Qytetarët e vaksinuar që janë në Australi do të mund të shkojnë në shtëpi nga 27 shkurti, derisa shtetasit e vendeve tjera do të mund të hyjnë në Zelandë të Re nga 13 marsi, ka thënë kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern. Ata duhet të izolohen për dhjetë ditë, por programi shtetëror i karantinës do të anulohet.

Këtë lajm e kanë mirëpritur shtetasit e Zelandës së Re që mbetën të mbyllur në shtetet tjera.

Njoftimi erdhi pas kritikave për ‘politikën kontraverse’ të Zelandës së Re për luftimin e COVID-19. Kufijtë e Zelandës së Re u mbyllën për afërsisht dy vjet për shkak të pandemisë.

Në atë periudhë, vendi me pesë milionë banorë regjistroi 53 raste të vdekjes dhe rreth 17 mijë raste të reja me COVID-19 – shifra të ulëta krahasuar me pjesën tjetër të botës./UBTNews

Exit mobile version