UBT News

Zelanda e Re po i lehtëson masat

Maskat nuk janë më të obligueshme në transportin publik në Zelandë të Re, ndërsa numri i rasteve të reja me COVID-19 po bie. Që nga mbrëmja e së mërkurës, maskat janë të detyrueshme vetëm në Auckland, ku kanë shpërthyer rastet e reja së fundmi, dhe në aeroplane.

Në pjesën tjetër të Zelandës së Re janë lehtësuar masat që nga e hëna.

Zelanda e Re u vlerësua gjerësisht për përgjigjen e saj të shpejtë ndaj Covid-19, dhe jeta e përditshme kryesisht u kthye në normalitet në qershor, por virusi u rishfaq në Auckland në gusht.

Numri total i rasteve me COVID-19 në Zelandë të Re është 1 mijë e 468, kurse numri i viktimave 25./UBTNews

Exit mobile version