Zelanda e Re ka vendosur sanksione të reja kundër disa subjekteve financiare ruse, përfshirë bankën qendrore të vendit, njoftoi në një deklaratë të martën ministria e Jashtme, Nanaia Mahuta.
Sanksionet synojnë 18 organizata financiare që supozohet se financojnë pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe që përbëjnë rreth 80% të totalit të aktiveve bankare të Rusisë, tha Mahuta në një deklaratë të lëshuar nga qeveria e Zelandës së Re.
“Këto sanksione janë krijuar për të imponuar një kosto ekonomike dhe politike”, tha Mahuta në deklaratë. “Me këtë raund të fundit sanksionesh, Zelanda e Re po i bashkohet vendeve në mbarë botën që kanë vendosur dënime të rënda ndaj Presidentit Putin dhe sistemit që financon pushtimin e tij të paligjshëm”.
18 organizatat e saposanksionuara janë: Alfa-Bank, Bank Rossiya, Bank Otkritie, Black Sea Bank for Development and Reconstruction, Central Bank of the Russian Federation, Credit Bank of Moscow, Gazprombank, GenBank, Industrial Savings Bank, Novikombank, Russia Agricultural Bank, Russian National Commercial Bank, Russian Direct Investment Fund, Sberbank, Sovcombank, SMP Bank, Vnesheconombank, VTB.
Gjatë muajit të kaluar, Zelanda e Re ka lëshuar një sërë sanksionesh kundër subjekteve dhe individëve rusë, duke përfshirë kundër presidentit rus Vladimir Putin, anëtarëve të këshillit të tij të sigurisë, politikanëve, oligarkëve dhe liderëve ushtarakë./UBTNews/