UBT News

Zelanda e Re në izolim kombëtar

Zelanda e Re do të hyjë në izolim kombëtar – pasi u konfirmua një rast me COVID-19 në vend, rasti i parë që nga muaji shkurt.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha të martën në një konferencë për shtyp se autoritetet po thonë që varianti Delta është më ngjitës. Një 58-vjeçar, i pavaksinuar, doli pozitiv me COVID-19 në Auckland.

Autoritetet kanë njoftuar se izolimi do të jetë për tre ditë, ndërsa regjionet e Aucklandit dhe Coromandelit nga katër deri në shtatë ditë. Nën bllokimin e nivelit të katërt, të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe bizneset janë mbyllur, përjashtim bëjnë shërbimet thelbësore siç janë supermarketet dhe farmacitë./UBTNews

Exit mobile version