UBT News

Zelanda e Re ndalon shitjen e duhanit për të lindurit më dhe pas vitit 2009

Të martën, Zelanda e Re miratoi në Parlament një projektligj historik kundër duhanit, duke ndaluar shitjen e duhanit për këdo që ka lindur më ose pas 1 janarit të vitit 2009.

Ky projektligj synon të parandalojë brezat e ardhshëm që të pinë duhan dhe është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të qeverisë për “smoke free” deri në vitin 2025.

Përmes këtij projektligji do të ulet edhe numri i shitësve me pakicë të licencuar për shitje të duhanit, nga 6 mijë në 600 deri në fund të vitit 2023.

Shkelësit e ligjit do të dënohen me gjoba deri në 150 mijë dollarë NZ (rreth 96,000 dollarë).

Normat e pirjes së duhanit në Zelandën e Re – tashmë ndër më të ulëtat në botë – po bien, duke u ulur nga 9.4% në 8% në 12 muajt e fundit./UBTNews/

Exit mobile version