UBT News

Zelanda e Re miraton vaksinën Pfizer për përdorim te të miturit

Zelanda e Re ka miratuar vaksinën Pfizer për përdorim te të miturit e moshës 12-15 vjeç. Kështu njoftoi kryeministrja Jacinda Ardern.

Ky shtet ka miratuar vaksinën për përdorim te të miturit pas Kanadasë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe Japonisë.

Ardern tha se pavarësisht asaj që fëmijët nuk kanë simptoma serioze nga COVID-19, ka raste kur fëmijët sëmureshin dhe madje mund ta transmetonin virusin.

“Shumë e thjesht, kur fëmijët tanë vaksinohen, mësuesit, shokët dhe të afërmit e tyre janë të mbrojtur nga virusi. Pra është në interes të të gjitha grupmoshave që të vaksinohen”, deklaroi Ardern.

Zelanda e Re është ende në fazë të hershme të vaksinimit, me vetëm rreth 7.7% të të rriturve të vaksinuar./UBTNews

Exit mobile version