Mesfushori Zeki Ademi, ka nënshkruar kontratë me klubin e vendlindjes, Vushtrrinë.
Ademi tha se është ndjenjë shumë e veçantë t’i mbrosh ngjyrat e ekipit vushtrrias pasiqë është vendi në të cilin ka lindur.
“Organizimi i mirë i klubit, duke marrë parasysh që tani e tutje trajner i Vushtrrisë do të jetë Alban Dragusha, duke i besuar punës së tij vendosa të bëhem pjesë e ekipës”, tha ai.
Synimi i tij është rikthimi në superligë, sepse potencon se Vushtrria është ekip i madh dhe e meriton ligën elitare të futbollit kosovar.
Ademi zotohet për klubin dhe tifozërinë “Forca”, se do të punoj fort që të arrijnë aty ku e meritojnë.
“Ju premtoj që do jap gjithçka nga vetja për këtë klub dhe për juve, pres përkrahje maksimale nga ju dhe bashkë të rikthehemi aty ku e kemi vendin”, ishte mesazhi i mesfushorit për tifozët.
Më parë Ademi ishte pjesë e Trepçës ‘89 kurse sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e ekipit Phoenix. /UBTNews/