UBT News

Zeka: Ndihma ndaj bizneseve me vendime ad-hoc

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bëhet kategorizimi i ndërmarrjeve sipas ndikimit që pandemia ka pasur në qarkullimin e tyre krahasuar me periudhën para shpërthimit të pandemisë.

Tutje, ai tha se përtej masave që duhet të ndërmarrë qeveria për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike ajo çfarë duhet të bëjë është nisma e hartimit të një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik.

“Për sa i përket hapave që duhet të ndërmarrë në këtë aspekt nga ana e qeverisë së re Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar që të bëhet kategorizimi i ndërmarrjeve sipas ndikimit që pandemia ka pasur në qarkullimin e tyre krahasuar me periudhën pata shpërthimit të pandemisë. Kemi propozuar që kategorizimi të bëhet ne katër grupe ndërmarrjet qarkullimi i të cilave është reduktuar për 20%, në kategorinë e dytë ndërmarrjet qarkullimi i të cilave është reduktuar për 40% dhe në kategorinë e tretë qarkullimi është reduktuar për 60% dhe kategorinë e fundit që është reduktuar qarkullimi për 80%”, tha Zeka.

Ai tha se në bazë të këtij kategorizimi do të bëhej edhe mbështetja për bizneset e cila deri më tani është bërë pa ndonjë planë të mirëfilltë.

“Në bazë të këtij kategorizimi nga ana e administratës tatimore do të dizajnoheshin edhe masat mbështetëse qofshin ato masa monetare pra po flasim për subvencionim ose mbështetje financiare që kanë qenë vendime ad-hoc të pamenduara mirë dhe që kanë bërë që një pjesë e ndërmarrjeve të përfitojnë më tepër sesa pjesa e ndërmarrjeve që janë goditur në një shkallë shumë më të madhe. Përtej masave që duhet të ndërmarrë qeveria për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike ajo çfarë duhet të bëjë është nisma e hartimit të një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik meqenëse e njëjta do të ishte i udhërrëfyes për shumë vendime dhe ligje të tjera të cilat qeveria synon që ti shtyjë përpara me qëllim që të shmangen vendimet e pastrukturuara që nuk lidhen me një dokument strategjik dhe të cilat jo domosdoshmërisht bazohen në potenciale zhvillimore të vendit”, shtoi Zeka.

Megjithatë, Zeka tha se Kosova ka hapësirë të madhe për rritjen e borxhit publik duke e ditur që është ndër shtetet e cila ka nivelin më të ulët të borxhit publik  por hua marrjet e tilla duhet të përdorën vetëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Mes tjerash ai shtoi se sa i përket periudhës së rimëkëmbjes ekonomike nëse arrihen parashikimet që Kosova të ketë rritje ekonomike prej 4%, atëherë i bie që deri ën fund të vitit 2022 dhe në muajt e parë të vitit 2023 do të ketë rimëkëmbje të plotë.

“Nëse hyrja në borxhe të tilla parasheh detyrime për gjeneratat e ardhshme atëherë duhet të ketë shumë kujdes në marrjen e vendimeve për sa i përket hyrjes në detyrime që të cilat rrisin borxhin publik të Kosovës. Gjithsesi ne kemi hapësirë të madhe për rritjen e borxhit publik duke e ditur që Kosova është ndër shtetet e cila ka nivelin më të ulët të borxhit publik por megjithatë hua marrjet e tilla duhet të përdorën vetëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pra duke mos lënë detyrime për gjeneratat e ardhshme efektet të cilat ata realisht i prekin kurdo që vije koha e kthimit e atyre detyrimeve”.

“Për sa i përket periudhës së rimëkëmbjes ekonomike nëse arrihen parashikimet që të kemi një rritje ekonomike prej 4% këtë vit dhe duke e ditur që ndoshta rënia ekonomike gjate vitit të kaluar si pasojë e pandemisë ka qenë 7% atëherë i bie që deri në fund të vitit 2022 dhe në muajt e parë të vitit 2023 ne të kemi rimëkëmbje të plotë. Kjo gjithsesi nëse përmbushen parashikimet për rritje ekonomike prej 4 % gjatë këtij viti”, tha ai.

Sipas Zekës, jo vetëm aspektet e jashtme politike siç është dialogu me Serbinë por janë edhe çështjet e brendshme politike siç janë ndërrimet e shpeshta të qeverisë, ciklet e shpeshta zgjedhore të cilat janë faktor pengues qoftë për nxitjen e investimeve të brendshme ose edhe për tërheqjen e investimeve të jashtme.

“Jo vetëm aspektet e jashtme politike siç është dialogu me Serbinë por janë edhe çështjet e brendshme politike siç janë ndërrimet e shpeshta të qeverisë, ciklet e shpeshta zgjedhore të cilat janë faktor pengues qoftë për nxitjen e investimeve të brendshme ose edhe për tërheqjen e investimeve të jashtme. Ka një ndërlidhje direkte ndërmjet faktorit politik dhe stabilitetit politik dhe tërheqjen e investimeve të jashtme”.

“Ne tashme kemi përfunduar një cikël të zgjedhjeve dhe kemi një qeveri të re e cila së paku në aspektin e numrave duket që ka fuqi më të madhe dhe është koha të shtyjmë përpara reformën e mjedisit të të bërit biznes. Në dy tri vjetët ë fundit kanë ngecur reforma legjislativë. Kemi një sërë ligjesh tatimore të cilat presin aprovimin nga ana e kuvendit tash e dy tri vjet ligjin për themelimin e gjykatës komerciale që vazhdon të shtyhet dhe ai duhet të marrë aprovimin e Kuvendit”, u shpreh ai për Ekonomia Online.

Exit mobile version