UBT News

​Zejnullahu: Qeveria nuk ka marr masa për pastrimin e Badocit

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Floretë Zejnullahu e ka ngritur shqetësimin për prezencën e manganit në ujin e liqenit të Badocit, për çka tha se Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të sanuar këtë problem.

Sipas saj as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka raportuar në Kuvend të Kosovës lidhur me këtë shqetësim i cili sipas saj po i rrezikon qytetarët e vendit.

Në vend që qeveria të veproj të marr masa parandaluese dhe sanuese të këtij problemi ajo vazhdon me qëndru e heshtur dhe pasive. Ndërkohë që njerëzit vuajnë e përballen me rrezikun e ujit, qeveria nuk ndërmerr asnjë hap të vetëm konkret për pastrimin e Badocit apo krijimin e alternative për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët e Prishtinës”, tha ajo.

Më tej, deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu tha se qeveria Kurti nuk ka interes për qytetarët, por vetëm për përfitime të paligjshme e afera korruptive.

Kjo qeveri nuk ka interes për qytetarët por vetëm për përfitime të paligjshme dhe afera korruptive. Kurti dhe qeveria e tij kanë shpenzuar mbi 35 milionë euro për derivatet e xhipave e tij të zi. Ndërkohë që injorojnë krizën e ujit, qeveria Kurti shpërndanë miliona euro për interesa private, tender të dyshimtë e miliona euro për kontrata një burimore”, theksoi ajo.

Exit mobile version