Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë “de fakto” të përfshira në konfliktin në Ukrainë, një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden u zotua të vazhdojë ndihmën e sigurisë.
Gjatë një telefonate të rregullt me gazetarët, Peskov tha se përfshirja e SHBA mund të “shihet me sy të lirë”.
“Shtetet e Bashkuara tashmë janë de facto të zhytura në këtë konflikt”, tha ai.
“Ne dëgjojmë deklarata nga administrata aktuale amerikane për planet e tyre për të vazhduar dërgimin e armëve dhe për të zvarritur më tej këtë konflikt, duke e bërë atë sa më të dhimbshëm për palën ukrainase”, pohoi Peskov./UBTNews/