UBT News

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ace Frehley, themeluesit të grupit legjendar KISS

Shkaku i vdekjes së Ace Frehley, kitaristit dhe themeluesit të grupit të famshëm KISS, është bërë publik disa javë pas ndarjes së tij nga jeta.

Sipas raportit të eksaminatorit mjekësor të qarkut Morris, muzikanti 74-vjeçar ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve në kokë të shkaktuara nga një rënie, ndërsa vdekja është klasifikuar si aksidentale, raportoi “People” më 10 nëntor.

Familja e Frehley-t, i lindur me emrin Paul Frehley, kishte njoftuar më herët se ai ndërroi jetë më 16 tetor në shtëpinë e tij në Morristown, New Jersey, pas një rënieje të fundit.

Ata theksuan se kishin qenë pranë tij në momentet e fundit, duke e përshkruar si “njeri të dashur, plot forcë dhe mirësjellje”.

Vetë artisti kishte njoftuar për rrëzimin më 25 shtator, duke e quajtur “të vogël”, dhe kishte anuluar një performancë në Kaliforni. Më pas, më 6 tetor, ai anuloi të gjithë pjesën e mbetur të turneut për shkak të problemeve shëndetësore.

Ace Frehley la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në historinë e rock-ut, si një nga figurat më ndikues të muzikës moderne. Kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat e fansave anembanë botës. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version