Mediumi serb, N1, zbuloi se si funksionon skema me teste false PCR.
Ata dërguan e-mail në një adresë të caktuar duke i thënë se kanë marr vesh nga një i njohur që aty mund të bëhet test me rezultat negativ për COVID-19, madje pa shkuar fare për t’u testuar.
Më pas morën përgjigje se ‘ky nuk është problem’ dhe i është kërkuar të dërgojnë të dhënat personale, pra emrin e mbiemrin dhe datën për kur i duhej testi.
Udhëzimi tjetër ishte që të paguanin rreth 33 euro në llogarinë e një personi privat në bankën Mobi dhe menjëherë pas kësaj kanë pranuar një test PCR në formatin PDF, me një mesazh për të kontrolluar të dhënat.
“Testi në shikim të parë dukej autentik sepse ishte në formularin e përshkruar, me të gjitha të dhënat që përmban testi i lëshuar nga klinika të COVID-it, përfshirë kodin QR në këndin e poshtëm të djathtë”.
“Nuk jemi të sigurt nëse është e mundur të hyjmë në një shtet tjetër me këtë test, por kemi kontrolluar vërtetësinë e tij në zyrën për teknologji informative dhe administrim elektronik, ku na thanë se nuk kishte asnjë dyshim që ky test të jetë i rremë”, shkruajnë nga N1, transmeton klanosova.tv.
Procedura përfundon kur testi negativ vjen, në shikim të parë, nga adresa zyrtare e eGovernment. Sidoqoftë, nëse i kushtohet vëmendje, mund të shihet se ky është një e-mail i rremë, sepse dërguesi e dërgon mesazhin nga adresa “obaveštenja@euprava-gov.rs”, dhe jo nga obaveštenja@euprava.gov.rs, pra dallimi është tek viza në mes.
Autoritetet atje kanë bërë thirrje që rastet e tilla të lajmërohen, duke kontaktuar eGovernment në çdo rrjet social.