Shkencëtarët kanë identifikuar një specie të re zvarranikësh që ka pushtuar Australinë rreth 247 milionë vjet më parë.
Shkak i këtij zbulimi është bërë një fermer pensionist në Uells, i cili po punonte në fermën e tij.
Gjatë gjithë këtyre viteve, janë indetifikuar në botë vetëm 10 fosile të ngjashme me hardhucat.
Ekspertët thonë se ky zbulim mund të “rishkruajë evolucionin e amfibëve në Australi”.
Po ashtu, shkencëtarët thonë se ky zvarranik mishngrënës dikur jetonte në liqenet dhe përrenjtë me ujëra të ëmbla të Sidneit.Kjo specie e veçantë i përket familjes “Temnospondyli”, amfibë elastikë që i mbijetuan dy nga pesë ngjarjeve të zhdukjes masive të tokës, duke përfshirë një seri shpërthimesh vullkanike që zhdukën 70-80% të të gjithë dinosaurëve, ngjarje këto që mendohet se kanë ndodhur afërsisht 250 milionë vjet më parë.
“Këto gjetje, tregojnë se Australia ishte një vend i mrekullueshëm për evoluimin e kafshëve”, thotë një ekspert.Fosili i jashtëzakonshëm do të shfaqet brenda këtij viti në Muzeun Australian./syri.net