Një korridor i fshehur, nëntë metra i gjatë, është zbuluar afër hyrjes kryesore të Piramidës së Madhe 4 mijë e 500-vjeçare të Gizës, dhe kjo mund të çojë në zbulime të mëtejshme, thanë të enjten zyrtarët egjiptianë të antikiteteve.
Zbulimi brenda piramidës, e fundit nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë që ende nuk u dëmtua, u bë në kuadër të projektit Scan Pyramids, i cili që nga viti 2015 ka përdorur teknologji jo-invazive duke përfshirë termografinë infra të kuqe, simulimet 3D dhe imazhet me rreze kozmike për të parë brenda strukturën.
Sipas një artikulli që u botua në revistën Nature të enjten, ky zbulim mund të kontribuojë te të dhënat lidhur me ndërtimin e piramidës dhe qëllimin e një strukture gëlqerore që ndodhet përballë korridorit.
Piramida e Madhe u ndërtua si një varr monumental rreth vitit 2560 para Krishtit gjatë mbretërimit të faraonit Khufu, ose Keopsit. E ndërtuar në një lartësi prej 146 metrash (479 këmbë), ajo tani qëndron në 139 metra dhe është struktura më e lartë e realizuar nga njerëzit deri te ndërtimi i Kullës Eifel në Paris në vitin 1889./UBTNews/