Është mbijetesa më e gjatë e arritur deri më tani për kancerin e gjirit në stad të avancuar dhe që na lejon të flasim për kronizimin e vërtetë të sëmundjes, rezultati i paraqitur në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Onkologjisë Mjekësore.
Kjo demonstrohet nga rezultatet e analizës përfundimtare të përgjithshme, që vlerësoi efektet e administrimit të ribociclib, në kombinimin me letrozolen, krahasuar me variantin që kishte një placebo plus letrozolen.
Fokusi i studimit ishte tek gratë në postmenopauzë me kancer të avancuar ose metastatik të gjirit, të cilat rezultuan pozitiv për receptorët e hormoneve dhe negativ për receptorin 2 të faktorit të rritjes epidermike (Hr+/Her2-).
Studimi Monaleesa-2 tregoi se pas pesë vitesh, pacientët e trajtuar me ribociclib në kombinim me letrozole kishin një shans më shumë se 50% të mbijetesës në krahasim me pacientët që merrnin vetëm letrozolen.