UBT News

Zbulohet fabrika më e madhe në botë e verës në Izrael

Fabrika më e madhe në botë e verës nga periudha bizantine u zbulua nga arkeologët në qytetin izraelit Yayne. Zbulimi i kësaj fabrike erdhi pas procesit të gërmimit dyvjeçar.

Ky kompleks 1 mijë e 500-vjeçar përdorej për të prodhuar verë në sasi të mëdha, ku sipas drejtuesve të procesit të gërmimit, tregtoheshin deri në dy milionë litra verë çdo vit.

Perandoria Bizantine sundoi afërsisht midis viteve 330 dhe 1453 pas Krishtit, duke u bërë një nga qytetërimet kryesore në botë.

“Ajo që është vërtet emocionuese është shkalla. Është shkallë e madhe e prodhimit këtu”, tha arkeologu dhe bashkëdrejtuesi i gërmimeve Jon Seligman për CNN. Ai shtoi se “kompleksiteti i arkitekturës dhe i procesit industrial” ishte surprizë.

Ai tha se procesi i gërmimit, i udhëhequr nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit, ishte një nga proceset më të mëdha të gërmimit në vend, me rreth 300 anëtarë të stafit që punojnë pesë ditë në javë./UBTNews

Exit mobile version