UBT News

Zbulohet dhoma e ‘skllevërve’ në Pompei

Arkeologët zbuluan një dhomë në një villë jashtë Pompeut me shtretër dhe objekte të tjera, që ndriçojnë rrethanat në të cilat kanë jetuar ‘skllevërit’ e qytetit antik romak, që u shkatërrua pas një shpërthimi vullkanik. Dhoma kishte tre shtretër druri dhe objekte të tjera.

“Ky zbulim i ri i rëndësishëm tregon rreth jetesës së përditshme të pompeianëve të lashtë, veçanërisht për atë klasë të shoqërisë për të cilën dihet ende pak”, tha Ministri i Kulturës i Italisë, Dario Franceschini.

Sipas ligjit romak, skllevërit konsideroheshin pronë dhe nuk ishin persona juridikë.

Mbi shtretërit, arkeologët zbuluan një sënduk prej druri me objekte metalike dhe pëlhure që mund të ishin pjesë e parzmoreve të kuajve, ndërsa në njërin shtrat u gjet një bosht karroce./UBTNews

Exit mobile version