Nën marka e Xiaomit, Redmi ka konfirmuar se do të zbulojë serinë e telefonave inteligjentë Note 11 më 28 tetor.
Kompania nuk bëri të ditur ndonjë specifikë, por disa imazhe që ndau zbuluan se Note 11 do të ketë një ekran me vrima dhe do të ketë një sistem me tri kamera në pjesën e pasme.
Për krijimin e këtij telefoni duket se janë frymëzuar nga seritë më të fundit të iPhone 13, ku shihen skaje të sheshta metalike dhe qoshe të sheshta.
Besohet se telefoni do të vijë në dy modele, Note 11 dhe Note 11 Pro./UBTNews