Një pjesë uji e gjelbër fosforeshente që u shfaq në Kanalin e Madh të Venecias u shkaktua nga kimikati fluorescein.
Zyrtarët e mjedisit e konfirmuan këtë pasi dolën imazhet në mediat sociale treguan kanalin me ngjyrë të gjelbër të ndezur rreth urës së Rialtos.
Fluorescein – një kimikat jo toksik – përdoret kryesisht në ndërtimet nënujore për të ndihmuar në identifikimin e rrjedhjeve.
Mund të përdoret gjithashtu në mjekësi, sipas Institutit Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit.
Pavarësisht se nuk është toksike, përqendrimet e larta të fluoresceinës të gjetura në kanal treguan se kjo nuk ishte rezultat i një aksidenti, raportoi CNN.
Rezultatet e mëtejshme të testit, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e sasisë së saktë të substancës në ujë, priten më vonë këtë javë.
Policia italiane ka nisur hetimet./UBTNews/