UBT News

Zbulohet anija 3300-vjeçare në brigjet izraelite

Një kompani gazi natyror në brigjet veriore të Izraelit zbuloi papritur një anije të vjetër 3,300-vjeçare dhe ngarkesën e saj, një nga shembujt më të hershëm të një anijeje që lundron larg nga toka.

Anija, që daton në Epokën e Vonë të Bronzit, u gjet larg bregut, duke treguar se aftësitë e navigimit të marinarëve të lashtë ishin shumë më të avancuara se sa besohej më parë. Kjo sugjeron se ata mund të udhëtonin pa pasur pamje nga toka.

Anija u zbulua në një thellësi prej 1,800 metrash nga kompania Energean, e cila operon fusha të gazit natyror në ujërat territoriale të Izraelit. Anija 12 deri në 14 metra e gjatë ishte e varrosur nën fundin me baltë, e mbuluar me qindra qypa mijëvjeçarë.

Energean bashkëpunoi me Autoritetin Antik të Izraelit (IAA) për të nxjerrë dy qypa për hulumtim. IAA i identifikoi qypat si Kanaanite, një grup njerëzish që dikur jetonin përgjatë bregut lindor të Mesdheut.

Exit mobile version