Autoritetet e Shangait kanë filluar evakuimin e zonave të populluara pranë Bund Riverfront, pasi zyrtarët kinezë zbuluan të paktën tri raste të reja të COVID-19 sot.
Zyrtarët nuk treguan se sa njerëz u evakuuan nga kjo zonë në pjesën qendrore të Shangait, por ata rritën numrin e testeve në mënyrë që të ndalonin menjëherë që vatrat e vogla të shndërroheshin në të mëdha, raporton Guardian.
Bëhet e ditur se dy të infektuarit punojnë në spitale, dhe janë fqinj, ndërsa rasti i tretë është rast kontakti.
Autobusët e qytetit po dezinfektohen, banorët po dërgohen në një hotel, ndërkaq edhe disa rrugë u mbyllën për qarkullim.