UBT News

Zbulohen specifikimet më të rëndësishme të Samsung Galaxy S25 FE

Pas një sërë thashethemesh që kanë qarkulluar kohët e fundit, është shfaqur një listë e specifikimeve më të rëndësishme të telefonit inteligjent Samsung Galaxy S25 FE që do të dalë së shpejti.

Telefonti inteligjent do të fuqizohet nga procesori Exynos 2400, i cili është përmirësim i vogël në krahasim me Exynos 2400e në modelin e mëparshëm.

Ai shoqërohet me 8 GB RAM dhe 128 ose 256 GB memorie të brendshme. S25 FE vjen me një ekran AMOLED me rezolucion prej 1,080×2,340 pikselësh dhe shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz, i cili mbrohet nga Gorilla Glass Victus.

Në pjesën e pasme është kamera kryesore 50 MP (f/1.8) me stabilizim optik të imazhit, kamerë ultra e gjerë 50 MP (f/2.2) dhe një kamerë telefoto 8 MP (f/2.4) me zmadhim optik 3x dhe stabilizim optik të imazhit, ndërsa pjesa e përparme ka një kamerë selfie 12 MP (f/2.2).

Pajisja fuqizohet nga një bateri 4,500 mAh me mbështetje për karikim me tel 45W e pa tel 15W. Dimensionet janë 161.3×76.6×7.4 mm, peshon 190 gramë.

Do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit sipas standardit IP68 dhe do të përdorë Android 16 me ndërfaqen e përdoruesit One UI 8.

Krahasuar me paraardhësin, S25 FE ka kamerë selfie me rezolucion më të lartë, karikim me tel më të shpejtë e bateri më të vogël, pasi S24 FE fuqizohet nga një bateri 4,700 mAh. Sipas informacionit nga Samsung, Galaxy S25 FE prezantohet më herët se modeli i mëparshëm, i cili mbërriti në fund të shtatorit 2024.

 

Exit mobile version