UBT News

Zbulohen mjete shpërthyese në Rahovec dhe Gjakovë, ndërhyjnë njësitë e deminimit

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur mëngjesin e së martës në një shtëpi në Rahovec. Rreth orës 08:10, një qytetar ka njoftuar policinë pasi ka hasur në mjetin e rrezikshëm derisa po pastronte oborrin e tij.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje për të siguruar zonën, ndërsa njësiti i specializuar për deminim (EOD) ka bërë tërheqjen e mjetit pa shkaktuar ndonjë incident.

Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në qytetin e Gjakovës rreth orës 09:25. Një person ka raportuar në polici se gjatë pastrimit të një objekti ka hasur në dy mjete të dyshuara shpërthyese.

Në këtë rast, përveç njësiteve policore, ka ndërhyrë edhe njësiti për deminim i KFOR-it, të cilët kanë bërë largimin e mjeteve në mënyrë të sigurt nga lokacioni.

Exit mobile version