Gjendet një gjallesë mikroskopike 24 mijë-vjeçare në permafrostin siberian. Pas shkrirjes dhe rikthimi në temperaturë mjedisi, Bdelloidea e llojit Adineta, jo vetëm është rikthyer në jetë, por edhe është riprodhuar.
Lajmi bëhet i ditur nga një grup ndërkombëtar biologësh të cilët studimin e kanë publikuar në revistën shkencore Current Biology.
Kërkuesit kanë bërë të ditur se edhe më parë këto kafshë mikroskopike kishin qenë në fokus të studimeve të vazhdueshme pikërisht për dhuntinë për t’i rezistuar temperaturave ekstreme, të zgjatura edhe në kohë.
Pas zbulimit të fundit, ka rezultuar se këto organizma mund ti rezistojnë kristaleve të akullta në brendësi të tyre nëse procesi është i ngadaltë. Për këtë, posedojnë një mekanizëm që i mbron qelizat e tyre dhe organet nga dëmet që mund të shkaktojnë temperaturat ekstreme. Por ende ky mekanizëm është mister për shkencën.
Ky studim konsiderohet një hap përpara dhe vërtetoi se ekzistojnë gjallesa edhe shumëqelizore në gjendje të jetojnë edhe kur ka pezullim të metabolizmit, që njihet ndryshe si Criptobiozë.
Burimi: Klan News