UBT News

Zbulohen dy specie të reja dinozaurësh në Kinë

Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e dy specieve dinozaurësh në Kinën veriperëndimore – disa nga vertebrorët e parë të zbuluar në rajon, sipas një studimi të ri të botuar të enjten.

Një sërë fosilesh janë shfaqur në rajonin veriperëndimor të Kinës gjatë viteve të fundit, përfshirë në Xinjiang dhe Turpan-Hami. Fosilet përfshijnë disa pterosaurë (reptilë këta fluturues), vezë të ruajtura dhe embrione – si dhe fragmente fosile të rruazave kurrizore dhe kafazeve të brinjëve, të cilët shkencëtarët fillimisht identifikuan se u përkasin tre dinozaurëve misteriozë, ka shkruar agjencia amerikane CNN.

Hulumtuesit që atëherë thanë që dy nga ato specie ishin të panjohura më parë, të cilat ata i kanë quajtur “Silutitan sinensis – silu” që do të thotë “Rruga e Mëndafshit” në gjuhën mandarine – dhe “Hamititan xinjiangensis”, si aludim për rajonin ku u gjet. Të dyja u përshkruan me fjalën greke “titan”, që do të thotë “gjigant”, për shkak të madhësisë së tyre.

Specia Silutitan vlerësohet të jetë mbi 20 metra e gjatë, ndërsa Hamititan 17 metra e gjatë. Kështu dinosaurët janë po aq të mëdhenj sa balenat blu, të cilat variojnë nga 23 deri në 30 metra, varësisht nga hemisfera në të cilën ndodhen.

Thuhet se fragmentet fosile datojnë që nga periudha e hershme kretakeusëve, rreth 120 deri 130 milionë vjet më parë. Të dyja speciet i përkasin familjes sauropod, një grup ky i dinozaurëve që hanin bar dhe që njiheshin sipas qafës theksueshëm të gjatë. Ato ishin kafshët më të mëdha që ndonjëherë kanë shkelur tokën./UBTNews

Exit mobile version