UBT News

Zbulohen detaje tjera për operacionin e kryer në Zveçan nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot me asistencë të policisë sot në Zveçan kanë realizuar një operacion, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të paligjshme në një depo.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar 280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme, si dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme

Ndërkaq, sipas njoftimit, vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7 mijë euro.

“Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme. Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t'i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, thuhet tutje në njoftimin e doganës.

Exit mobile version