UBT News

Zbulohen datat se kur do të mbahet festivali Sunny Hill 2025

Festivali më i madh i muzikës në Kosovë, Sunny Hill, tanimë ka nisur me përgatitjet. Nga faqja zyrtare kanë njoftuar edhe datat se kur do të mbahet sa i përket vitit 2025.

Ngjarja më e madhe kulturore në vend sivjet do të jetë tri netë radhazi, 1,2 dhe 3 gusht.

Ky njoftim u prit me shumë emocion nga admiruesit e muzikës, të cilët pas suksesit të vitit të kaluar, presin një tjetër edicion të paharrueshëm.

“Përshëndetje, vera juaj po ju flet ‘Nga 1 deri më 3 gusht, gjithçka rrotullohet rreth Sunny Hill Festival’”, shkruajnë organizatorët në faqen zyrtare të festivalit.

Edicioni i vitit 2024 shënoi një moment historik për festivalin pasi u mbajt në një lokacion tjetër, Bërnicë.

Një nga yjet kryesorë të gjithë asaj ishte artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ndërkohë që është akoma pak herët, pritet të shihet se kush do të na befasojë në këtë edicion.

Exit mobile version