Shkencëtarët kanë gjetur një lloj bakteri natyral që mund të ndihmojë në ndalimin e transmetimit të malaries nga mushkonjat te njerëzit.
Ata e gjetën atë rastësisht, pasi një koloni mushkonjash në një eksperiment nuk zhvilloi parazitin e malaries.
Studiuesit thonë se bakteret mund të jenë një mjet i ri për të luftuar një nga sëmundjet më të vjetra në botë, e cila vret 600 mijë njerëz çdo vit. Tani po zhvillohen prova që vlerësojnë sigurinë e tij në botën reale.
Shkencëtarët në një strukturë kërkimore në Spanjë, të drejtuar nga kompania farmaceutike GSK, e bënë zbulimin pasi vunë re se një koloni mushkonjash që përdoreshin për zhvillimin e ilaçeve kishte ndaluar së barturi malarinë.
“Shkalla e infeksionit te mushkonjat filloi të zvogëlohej dhe kështu deri në fund të vitit mushkonjat thjesht nuk do të infektoheshin me parazitin e malaries”, thotë Dr Janneth Rodrigues, e cila drejtoi programin./UBTNews/