Arabia Saudite ka njoftuar zbulimin e tre fushave të reja të naftës dhe dy puseve të reja të gazit natyror në shkretëtirën e tyre të njohur, Rub al-Jali. Kjo shkretëtirë është e njohur si një nga më të mëdhatë në botë, pjesë e Gadishullit Arabik në juglindje të Arabisë Saudite.
Fushat e reja të naftës u zbuluan nga kompania e naftës Aramco, dhe përfshijnë zbulime në lindje dhe juglindje të vendit. Njëkohësisht, u zbuluan edhe dy vendburime të reja jokonvencionale të naftës në “Ladam-2” dhe “Al Faruk-4”, me kapacitete të rëndësishme prodhimi në ditë. Investimet e fundit prej 25 miliardë dollarë në projekte të gazit natyror gjithashtu synojnë të zgjerojnë infrastrukturën dhe të zhvillojnë fazën e dytë të fushës së gazit Al Jafurah.
Këto zhvillime vijnë në kontekstin e përpjekjeve të Arabisë Saudite për të diversifikuar ekonominë e tyre, e cila varet shumë nga nafta, duke përqëndruar përpjekjet në prodhimin e energjisë së lëndëve të tjera si gaz natyror dhe hidrogjeni./UBTNews/