Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh. Ekzekutivi miratoi Projektligjin për sistemin qendror të evidencës penale dhe përfshiu në agjendën legjislative të këtij viti, plotësim-ndryshimin e Ligjit për energjinë.
Në mbledhjen e sotme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi informoi kabinetin qeveritar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për periudhën korrik-shtator 2022.
“Në këtë periudhë janë zbatuar 369 masa dhe janë miratuar disa projektligje”, ka thënë ai.