UBT News

“Zbardhet” qielli i Ukrainës në mes të natës: Kievi raporton rrëzimin e një sateliti të NASA, agjencia e mohon

Qiejt e Ukrainës janë zbardhur në mes të natës si pasojë e një dritë të fuqishme të shkaktuar nga një objekt në rënie, duke ndezur menjëherë alarmin e sulmeve ajrore.

Shefi i administratës ushtarake në Kiev, Serhiy Popkov deklaroi se gjithçka ndodhi si pasojë e rrëzimit të një sateliti hapësinor të NASA.

“Rreth orës 22:00, flaka e shndritshme e një objekti fluturues u vu re mbi Kiev. Sipas informacioneve paraprake, ky fenomen erdhi si pasojë e rënies së një sateliti hapësinor të NASA-s në Tokë. Për të parandaluar që mbeturinat të shkaktojnë viktima u shpall një alarm për sulm ajror. Mbrojtja ajrore nuk hyri në veprim”, tha Popkov.

Ndërkohë që i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Agjencisë Hapësinore Amerikane, NASA, e cila mohoi se ndonjë satelit i saj është rrëzuar në tokë. Sipas saj, sateliti Rhessi është ende duke lëvizur në orbitë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Exit mobile version