Sipas të përditshmes The Sun, dy ish-anëtarët e grupit të famshëm “One Direction” kanë nisur një udhëtim me makinë nëpër SHBA, i cili do të jetë boshti kryesor i dokumentarit.
Xhirimet tashmë kanë filluar dhe publikimi i projektit parashikohet për vitin e ardhshëm, pikërisht një dekadë pas shpërbërjes së grupit.
Zayn Malik jeton në SHBA që nga 2018, kur u zhvendos nga Mbretëria e Bashkuar për të qenë pranë partneres së atëhershme, Gigi Hadid.
Louis Tomlinson kalon një pjesë të madhe të kohës atje, pasi është baba i një djali nëntëvjeçar me stilisten amerikane Briana Jungwirth.
“One Direction” – i formuar nga Malik, Tomlinson, Harry Styles, Niall Horan dhe i ndjeri Liam Payne – u shpërbë në vitin 2016.
Grupi planifikonte një koncert ribashkimi, i cili nuk u realizua për shkak të ndarjes nga jeta të Payne. /A.Z/UBT News/