Në pamje të parë, mund të mendoni se dhjami i tepërt rreth barkut nuk është ndonjë gjë e madhe por kjo mund të shkaktojë disa probleme mjaft të rënda shëndetësore.
Dhjami rreth barkut, quhet yndyrë e “dëmshme” qëndron rreth organeve të brendshme, shkakton probleme si diabeti i tipit 2 e madje sëmundje të zemrës. Me ndryshime në stilin e jetesës dhe zakonet tuaja të të ngrënit, do të jeni në gjendje të ulni yndyrën e tepërt.
Zakoni më i mirë i mëngjesit për tkurrjen e yndyrës së padëshiruar të barkut është ngrënia e proteinave.
Çfarëdo që të hani për mëngjes, përfshini edhe proteina në vaktin tuaj. Proteina është lëndë ushqyese që rrit ndjesinë e ngopjes, duke ju ndihmuar të hani më pak dhe të luftoni dhjamin e tepërt.
Hulumtimet kanë zbuluar se regjimet ushqimore të larta në proteina mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.
Një studim zbuloi se pjesëmarrësit që ishin klasifikuar si obezë ose mbipeshë ishin në gjendje të humbisnin peshë e të ulnin nivelet e kolesterolit me një dietë të përkohshme me shumë proteina. Pjesëmarrësit që kishin një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare patën humbje më të madhe në peshës pas konsumimit të dietës të pasur me proteina.
Gjithashtu studiuesit zbuluan se ekziston një lidhje e fortë midis cilësisë dhe sasisë së proteinave dhe reduktimit të yndyrës së barkut.
Ata theksojnë rëndësinë e zbulimeve, duke thënë se dhjami rreth barkut është shënues i fortë për disa sëmundje dhe vdekshmërinë prej tyre.
Nëse doni të përgatisni një mëngjes me proteina të larta, provoni të konsumoni vezë, mish pa dhjamë dhe një lëng me pluhur proteinash.