Në përgjithësi sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, si për burrat ashtu edhe për gratë.
Prandaj njohja e faktorëve të rrezikut në lidhje me sëmundjet e zemrës është hapi i parë drejt kontrollit të shëndetit tuaj.
AgroWeb.org ju njeh shkurtimisht me disa nga zakonet që vënë në rrezik shëndetin e zemrës tuaj, të cilat mund t’ju befasojnë.
Shmangia e mëngjesit
Një studim i vitit 2019 ku AgroWeb.org u bazua, zbuloi se njerëzit që hanë mëngjes, kanë më shumë gjasa të kenë arterie më të pastra dhe më të shëndetshme sesa ato të cilët anashkalojnë vaktin e tyre të mëngjesit.
Shpenzoni shumë kohë para televizorit
I njëjti studim i vitit 2019 zbuloi gjithashtu se njerëzit që shikojnë më shumë se 21 orë TV në javë, janë të rrezikuar nga formimi i pllakave në arteriet e tyre.
Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin e zemrës tuaj, ekspertët këshillojnë të lini telekomandën dhe të gjeni një hobi më aktiv.
Puna me orë jashtëzakonisht të gjata
Studiuesit paralajmërojnë se orët e gjata para ekranit të kompjuterit tuaj, jo vetëm që janë të këqija për shëndetin mendor, por gjithashtu mund të rrisin rrezikun e goditjes në tru.
Higjiena e dobët orale
Sipas një studimi të vitit 2016 ku AgroWeb.org u bazua, zbuloi se bakteret orale mund të jenë një nga shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare.
Depresioni
Shëndeti juaj mendor dhe fizik janë më të lidhur nga sa mendoni. Sipas një studimi të vitit 2018, njerëzit që përjetojnë derpesion dhe ankth kanë një rrezik më të lartë të sulmit në zemër.
Shmangia e frutave
Studiuesit thonë se ata që konsumojnë fruta të freskëta çdo ditë kanë presion më të ulët të gjakut dhe nivele të glukozës të ekuilibruara, sesa ata që nuk konsumojnë fruta.
Keni sëmundje autoimune
Sëmundjet autoimune si lupusi ose diabeti i tipit 1, sulmojnë indet e shëndetshme të trupit dhe shkaktojnë inflamacion.
Inflamacioni mund të shkaktojë formim të pllakave arteriale, gjë që mund të çojë më pas në bllokim të artereve. Prandaj njerëzit me sëmundje autoimune janë në rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Gripi
Edhe pse me siguri jeni të fokusuar në mbrojtjen nga koronavirusi, kjo është një kujtesë për të bërë vaksinën kundër gripit çdo vit.
Sipas një studimi të botuar në “New England Journal of Medicine” ( Revistën Angleze të Mjekësisë) në 2018, gripi ju vë në rrezik të sulmeve në zemër, deri në një vit pas infektimit.
Me sa duket, i njëjti virus që shkakton gripin mund të shkaktojnë probleme me zemrën tuaj.
Apnea e gjumit
Apnea e gjumit jo vetëm që ju të lodhur në mëngjes, por prek edhe zemrën tuaj.
Kjo sepse apnea e gjumit rrit nivelet e një shënjuesi që shton rrezikun për një sulm në zemër./AgroWeb.org