Sipas dokumenteve gjyqësore, 21-vjeçarja ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles për të ndryshuar emrin nga Zahara Marley Jolie-Pitt në Zahara Marley Jolie.
Zahara e ka nënshkruar kërkesën më 28 prill, pak javë para diplomimit në Spelman College, ku përfundoi studimet në psikologji. Gjatë ceremonisë së diplomimit më 17 maj, ajo u prezantua vetëm me mbiemrin Jolie.
Ajo nuk është fëmija i vetëm i ish-çiftit që ka ndërmarrë një hap të tillë. Motra e saj, Shiloh, kishte kërkuar të njëjtin ndryshim pasi mbushi 18 vjeç në vitin 2024, ndërsa kërkesa e saj u miratua disa muaj më vonë.
Po ashtu, edhe vëllai i tyre, Maddox, raportohet se ka kërkuar heqjen e mbiemrit “Pitt” dhe prej kohësh përdor vetëm mbiemrin Jolie në aktivitetin e tij profesional./A.K/
