Ish-deputeti Zafir Berisha ka njoftuar largimin e tij nga Nisma Socialdemokrate, parti në të cilën ishte angazhuar për disa vite. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka bërë të ditur se aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë në Bashkimin Demokratik në Prizren.
“Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpunëtorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK në Prizren, ndërsa Nisma-s i dëshiroj suksese,” ka shkruar ai.
Berisha nuk ka dhënë detaje lidhur me arsyet që çuan në largimin e tij nga Nisma Socialdemokrate, e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Ai ishte një prej figurave të njohura të kësaj partie dhe ish-pjesëmarrës aktiv në skenën politike të vendit.