UBT News

Zaev: Vonesat në zgjerimin dhe mosliberalizimi i vizave për Kosovën, kundër idesë së BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Forumin Ekonomik në Shkup sot ka thënë se vonesat në zgjerimin e BE-së dhe mosliberalizimi i vizave për Kosovën është kundër idesë së vet Bashkimit Evropian.

Zaev ka thënë se qëllimi është të hiqen ndalesat në kufi mes Serbisë, Maqedonsië së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa shpreson që të bashkohen edhe në vende tjera, përfshirë Kosovën.

“Ne nuk mund të presim që të gjitha problemet e brendshme të Bashkimit Evropian të zgjidhen, që ne, qytetarët tani dhe ekonomia jonë të shkojë përpara. Mossuksesi i BE-së për të përmbushur premtimet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e klasterëve të parë me Malin e Zi dhe Serbinë, si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën , është kundër idesë së BE-së”, tha mes tjerash Zaev. Këtë që e ndërtojmë sot del nga vlerat evropiane për shkak se në vete në themelet e saj përmban të gjitha katër liritë e Bashkimit Evropia. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve”./Alsat

Exit mobile version