UBT News

Yuri Kim rikujton urdhrin e Bajdenit për Ballkanin

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim deklaroi se institucionet e drejtësisë duhet të punojnë së bashku për të luftuar kundër krimit. Kim deklaroi se fokusi është te puna e përbashkët për të ndërtuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Ambasadorja kujtoi edhe urdhrin ekzekutiv të presidentit Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se prokuroria duhet të nxitet që të luftojë korrupsionin.

“Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë që SHBA e konsiderojnë korrupsionin kërcënim për sigurinë kombëtare, jo vetëm të SHBA, por edhe të aleatëve, prandaj zgjeroi urdhrin e tij. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme, dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të gjerë të këtyre personave në Ballkanin perëndimor, duhet të nxisë prokurorinë që të luftojë korrupsionin. Ulja e numrit të prokurorëve për shkak të Vetting, thekson nevojën e përshtatjes së vazhdueshme, ju nxis që të punoni së bashku për të gjetur mënyra më të mira për t’i trajtuar ato”, deklaroi Yuri Kim, Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri.

Exit mobile version