Në një episod të fundit të podcast-it të tij, Views, David Dobrik bëri një pranim të qartë për fitimet e tij nga reklamat në YouTube.
Dobrik, i cili numëron mbi 18 milionë abonentë dhe ka grumbulluar 35 milionë shikime mujore, tha “Unë nuk kam fituar asnjë dollar nga YouTube për tre apo katër vjet”.
Dobrik shtoi se kohët e fundit ai ka marrë oferta për zhvendosjen e përmbajtjes së tij në një platformë tjetër, por ai nuk pranoi. Sipas tij, ai nuk do ta donte t’i ngarkonte njerëzit me një platformë ku qasja do të ishte e kufizuar vetëm me pagesë.
Në vitin 2019, Dobrik tha se të ardhurat e tij mujore ranë nga 275,000 dollarë në 2,000 dollarë brenda një periudhe dyvjeçare, pas Adpocalypse të 2016-ës. Më pas, për shkak të pandemisë COVID, Dobrik bëri një pauzë të gjatë nga vlogging që zgjati nga marsi 2020 deri në qershor 2021./UBTNews/